Sherbela
Sherbela
(latinisht: Salvia officinalis, familja Laliatae)
Përdorimi:
Gjethet e thara të sherbelës (ose sfaka) shërbejnë si drogë. Përdoret kundër djersitjes së tepruar si psh. në sëmundje të mushkërive, klimakter etj. Djersitjen e pakëson 2 orë pas pirjes së çajit dhe veprimi i zgjat disa ditë. Pakëson qumështin e nënave. Përdoret kundër diarresë sidomos kur kjo shoqërohet me dobësim të muskulaturës së zorrëve; në trazira nervore; në të marrët e mendve; në sëmundje të fshikëzës së tëmthit dhe të mëlçisë; si antiseptik në formë gargare në acarimet e zgavrës së gojës dhe në hemorragjitë e mishrave të dhëmbëve. Sherbela tek femrat ka veprim estrogjen prandaj përdoret për lehtësimin e fekondimit (të rënies shtatzënë).
Përgatitja:
1 lugë gjelle me drogë të thërrmuar hidhet në 1 gotë ujë të sapovaluar; mbulohet me kapak dhe lihet 15 minuta. Pihen 2 doza të tilla në ditë. I njëjti çaj mund të përdoret për gargarë. Droga ka sasi të larta tujoni (helm) prandaj nuk përdoret për një kohë të gjatë.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ David Monniaux – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=1513130