Shkatërrimi i një kodre

A mund të rrafshohet një kodër prej graniti? A është e mundur që ajo të shkatërrohet në qiell të hapur, të gërryhet nga faktorë fizikë e kimikë? Sigurisht që po. Uji, bashkë me oksigjenin e ajrit, e shndërron atë në mënyrë të pandërprerë, duke e gërryer çikë e nga një çikë. Pra, me kalimin e kohës, kodra prej graniti shkatërrohet njëkohësisht forca të shumta. Rrënjët e bimëve, duke çarë rrugë nëpër truall, arrijnë afër shkëmbit dhe zënë ta gërryejnë me anë të lëndëve kimike që prodhojnë. Uji i shiut, që thithet nga rrënjët, ndeshet me shkëmbin dhe tret prej tij një grimë fare të vogël. Rrënjët veprojnë nëpër plasaritjet dhe i zgjerojnë ato.

Edhe kafshët ndikojnë në ndryshimin e pamjes së kodrës. Disa prej tyre gërmojnë në to strofullat e veta, ndërsa jashtëqitjet e tyre e gërryejnë paksa shkëmbin. Veç kësaj, bimët dhe kafshët e ngordhura kalbëzohen dhe shndërrohen kështu në gërryes të fortë të shkëmbinjve.

Së fundi, edhe ndryshimet e temperaturës ndikojnë në shkatërrimin e shkëmbinjve. Kur dielli e rreh shkëmbin gjatë gjithë ditës, nxehtësia e tij e skuq atë dhe e bymen; shkëmbi bymehet pak, po prapëseprapë bymehet. Kur dielli perëndon dhe ajri ftohet, ose kur bie ndonjë shi i akullt, atëherë pjesa e jashtme e shkëmbit synon të tkurret me shpejtësi, ndërsa pjesa e brendshme mbetet ende e nxehtë. Është njëlloj si të përpiqesh të futësh një këmbë të fryrë në një çorape të ngushtë. Sipërfaqja e shkëmbit, që tkurret, çahet dhe prej saj shkëputen cifla të vogla.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]