SHKRIMI I DATAVE

SHKRIMI I DATAVE

  • 102

Kur në datat e plota muaji shkruhet me shifra (arabe ose romake), pas shënimit të datës dhe të muajit vihet një pikë:

20.VII.1973 ose 20.7.1973 (dhe jo 20/7/1973 ose 20-VII-1973) etj.

 

  • 103

 

Kur në datat e plota muaji shkruhet me shkronja, nuk vihet asnjë shenjë midis ditës, muajit dhe vitit:

23 janar 1943, 4 mars 1983 etj.

  • 104

Në shkrimin e datave, pas emrit të vendit vihet presje dhe para shifrës që shënon datën, në shkresat zyrtare, vihet parafjala Tiranë, më 19.II.1948; Shkodër, më 5 tetor 11972 etjParafjala më shkruhet kurdoherë para datave, kur ato përdoren si plotës kohe brenda një fjalie:

Mbledhja u hap të hënën, më 20.XI.1972; Mbledhja bëhet të shtunën, më 1 shtator 1973 etj.

 

– Drejtshkrimi i gjuhës shqipe –

[cite]