Shtypshkronja e Voskopojës

Shtypshkronja e Voskopojës

Tregtarët voskopojarë duke udhëtuar shpesh jashtë vendit, veç të mirave materiale sillnin edhe kulturën nga ato vende ku zhvillonin tregtinë. Këtë zhvillim na e vërteton pajisja e qytetit me një shtypshkronjë në vitin 1730. Kjo gjë u krijoi intelektualëve voskopojarë mundësinë për një bazë më të madhe materiale dhe një zhvillim të vrullshëm kulturor. Kjo shtypshkronjë u soll nga Venediku, ku mjeshtrat shqiptarë mësuan tipografinë. Shtypshkronja e Voskopojës ka shtypur 16 akoluthi, të cilat janë përdorur për nevoja liturgjike.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Max Demeter Peyfuss, Shtypshkronja e Voskopojës, Shtëpia e librit dhe e komunikimit,Vienë 1996, faqe 92- 93.

Besimi — Ortodoks

[cite]