Simonia

Simonia

(greqisht: σιμωνία) Simonia do të thotë marrja e postit me para. Simonia është praktikuar shpesh në qarqet kishtare. Ky fenomen u dënua në Sinodin VII Ekumenik. Kanoni 19 i këtij sinodi thekson: “Ata që pranojnë para prej atyre që bashkohen me klerin..”. Gjithashtu rreth simonisë flitet në letrën e Tarasit drejtuar Joanit dhe në letrën drejtuar Adrianit të Romës.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Simonia" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/simonia