Sindroma cauda equina

Sindroma cauda equina
(Term neurologjik – Mjekësia)

Sindroma cauda equina rezulton nga kompresioni i rrënjëve të nervave që kalojnë në kanalin spinal përfundi conusit medullar nën L1 dhe L2. Paraqet një ç’rregullim të rëndë të funksionit senzorik dhe motorik të ekstremiteteve të poshtme. Manifestimet klinike janë:
● dobësi flakcide dhe arefleksi të ekstremiteteve të poshtme, pa shenja piramidale,
● ç’rregullim i të gjitha modaliteteve senzorike lumbare dhe/ose sakrale,
● ç’rregullim në urinim, defekim, funksion seksual me dobësi të sfinkterëve.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]