Sinedri
(greqisht: συνέδριο) Sinedri ishte gjykata e lartë priftërore e judejve dhe përbëhej nga Kryepriftërinjtë dhe njerëzit e komentimit të ligjit (farisenjtë, skribët, saducejtë). Sinedri përbëhej nga shtatëdhjetë e një anëtarë me të drejta ligjvënëse. Sinedri mund të vendoste për çdo gjë, veçse për dënimin me vdekje. Kryetari i Sinedrit ishte Kryeprifti në fuqi. Fjalën Sinedër në Shkrimin e Shenjtë e ndeshim tek: (Mateu 26, 59; Luka 8, 41; Veprat 13, 15) etj.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]