Sinjali 44 – KRYQËZIM ME PËRPARËSI NGA E DJATHTA

Sinjali 44 Sinjalet e Përparësisë
KRYQËZIM  ME  PËRPARËSI  NGA  E  DJATHTA
 
 
KRYQËZIM  ME  PËRPARËSI  NGA  E  DJATHTA
Sinjali numër 44 Paralajmëron një kryqëzim në të cilin është në fuqi rregulli i përgjthshëm i përparësisë, ai i dhënies së përparësisë nga e djathta. Sinjali nuk vendoset në rrugët që kanë të drejte përparësie dhe si rregull gjendet 150 metra përpara kryqëzimit kryesisht në rrugët jashtëqytetese. Për motive

të sigurisë rrugore, në rrugët urbane (qytetese) përdoret vetëm në kushte të caktuara të trafikut. Si norma sjelljeje duhet të ulim shpejtësinë dhe ne kryqëzim të japim përparësi për mjetet që vijnë nga e djathta dhe të sigurohemi që mjetet në te majtë të na kenë dhënë neve përparësi. Është gabim të thuhet që ky sinjal mund të pasohet nga sinjali “Jep përparësi” ose “Stop” (sinjalet 40 dhe 41, në prani të këtyre sinjaleve duhet të jepet përparësi nga e majta dhe nga e djathta)
 
_____________________________
– Autoshkolla online – 
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Perparesise

 

 

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Sinjali 44 – KRYQËZIM ME PËRPARËSI NGA E DJATHTA" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/sinjali-44-kryqezim-me-perparesi-nga-e-djathta