Sinjali 45 – JEP PËRPARËSI NË RRUGËT NJËKALIMSHE TË ALTERNUARA

Sinjali 45 Sinjalet e Përparësisë
JEP  PËRPARËSI  NË  RRUGËT  NJËKALIMSHE  TË  ALTERNUARA
 
 
 
JEP  PËRPARËSI  NË  RRUGËT  NJËKALIMSHE  TË  ALTERNUARA
Sinjali numër. 45 Vendoset në ngushtimet e rrugëve me sens të dyfishtë qarkullimi ku dy mjete nuk mund të kalojnë dot njëkohësisht për shkak të ngushtimit të karrexhatës (punime rrugore, shembje, dëmtime, shkarje rruge etj). Si norme sjelljeje duhet të ulim shpejtësinë dhe, po të jetë nevoja, të ndalojmë për të

dhënë përparësi në senset njëkalimshe të alternuara për mjetet që vijne përballë. Është gabim të thuhet që, duhet të japim përparësi për mjetet që vijnë nga e majta apo nga e djathta apo që sinjali gjendet para çdo lloj ngushtimi të rrugës (vetëm ai ngushtim që e ben të pamundur kalimin e dy mjeteve njëkohësisht) apo që kemi një ngushtim me dy korsi.
_____________________________
– Autoshkolla online – 
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Perparesise

 

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Sinjali 45 – JEP PËRPARËSI NË RRUGËT NJËKALIMSHE TË ALTERNUARA" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/sinjali-45-jep-perparesi-ne-rruget-njekalimshe-te-alternuara