Sinjali 47 – KRYQËZIM ME TË DREJTË PËRPARËSIE

Sinjali 47 Sinjalet e Përparësisë
KRYQËZIM  ME  TË  DREJTË  PËRPARËSIE
 
 
 
KRYQËZIM  ME  TË  DREJTË  PËRPARËSIE
Sinjali numër. 47 Paralajmëron në rrugët interurbane (jashtëqytetëse) në një distancë prej 150 metrash (si rregull) një kryqëzim në të cilin kemi përparësi ndaj mjeteve që vijnë nga rruget anësore (rrugë dytësore) si nga e majta ashtu dhe nga e djathta. E humb fuqine e vet si sinjal kur kryqëzimi rregullohet nga polici i trafikut. Sinjali mund të paraprihet nga sinjali numër 52 “E drejtë përparësie” (të dy sinjalet kanë të

njëjtin qëllim). Si norma sjelljeje duhet të ulim shpejtësinë dhe të sigurohemi që në kryqëzim (si nga e djathta ashtu dhe nga e majta) mjetet në rrugët dytësore na kanë dhënë përparësi. Sinjali e lejon kthimin në të kundërt të sensit të lëvizjes. Është gabim të thuhet: se sinjali tregon një kryqëzim në formë “T”; që vendoset në autostrada apo në korsitë e shpejtimit (nuk tregon ndërprerje si sinjali numër 50dhe numër 51)

 

 
_____________________________
– Autoshkolla online – 
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Perparesise
Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Sinjali 47 – KRYQËZIM ME TË DREJTË PËRPARËSIE" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/sinjali-47-kryqezim-me-te-drejte-perparesie