Sinjali 46 – FUNDI I TË DREJTËS SË PËRPARËSISË

Sinjali 46 Sinjalet e Përparësisë
FUNDI  I  TË  DREJTËS  SË  PËRPARËSISË
 
 
 
FUNDI  I  TË  DREJTËS  SË  PËRPARËSISË
Sinjali numër. 46 Tregon (si në rrugët urbane ashtu dhe interurbane) që rruga nuk gëzon me të drejtën e përparësisë (në këtë rast kemi të tjera rregulla për përparësinë në kryqëzime) pas këtij sinjali duhet t’ju japim përparësi mjeteve që vijnë nga e djathta në kryqëzime (vlen rregulli i përgjithshëm i përparësisë)

ndërsa nëse përballemi me sinjalin “Jep përparësi” apo sinjalin “Stop” në kryqëzim duhet të japim përparësi nga e majta dhe nga djathta për mjetet. Si norma sjelljeje duhet të tregojmë kujdesin maksimal gjatë lëvizjes sepse nuk kemi më të drejtë përparësie në  vazhdimin e rrugës. Është gabim të thuhet që sinjali tregon fundin e detyrimit të mëparshëm (sepse nuk është një sinjal detyrimi por një sinjal përparësie).
 
_____________________________
– Autoshkolla online – 
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Perparesise

 

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Sinjali 46 – FUNDI I TË DREJTËS SË PËRPARËSISË" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/sinjali-46-fundi-i-te-drejtes-se-perparesise