Sinod

(greqisht: σύνοδος) Sinod Organi më i lartë ekzekutiv administrues dhe mbikëqyrës në kishën ortodokse. Me termin Sinod kuptojmë grumbullimin e Episkopëve, për të diskutuar çështje dogmatike ose të drejtimit të kishës. Sinodi mund të jetë lokal ose ekumenik me përfshirjen e gjithë episkopëve. Sinodet Ekumenike që njihen prej gjithë kishave janë shtatë: 1-Sinodi I Ekumenik i Nikeas, i cili u mblodh në vitin 325 prej Kostandinit të Madh. 2-Sinodi II Ekumenik i Kostandinopojës, i cili u mblodh në vitin 381 prej Theodhosit të Madh. 3-Sinodi III Ekumenik i Efesit, i cili u mblodh në vitin 431 prej Theodhosit të Vogël. 4-Sinodi IV Ekumenik i Halkidonës, i cili u mblodh në vitin 451 prej Marcianit dhe Pulqerisë. 5- Sinodi V Ekumenik i Kostandinopojës, i cili u mblodh në vitin 553 prej Justinianit. 6-Sinodi VI Ekumenik i Kostandinopojës, i cili u mblodh në vitin 680 prej Kostandin Pogonatit. 7- Sinodi VII Ekumenik i Nikeas, i cili u mblodh në vitin 787 prej Perandoreshës Irini.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]