Sipër, poshtë dhe anash

Rrudhosja është procesi nëpërmjet të cilit janë formuar pjesa më e madhe e maleve. Alpet, Himalajet, Malet Shkëmbore paraqesin struktura të rrudhosura dhe, përveç kësaj, zbulojnë zhvendosjet e bëra gjatë shkarjeve dhe thyerjeve. Një vargmal mund të jetë formuar edhe nga një zhvendosje e vetme. Megjithatë, me kohë erozioni e ndryshon kaq shumë pamjen e vargmaleve saqë vetëm një specialist. mund të zbulojë nëse ngritja e tyre u detyrohet rrudhave ose shkarjeve.

Edhe lugina mund të jetë formuar në ndonjë rast nga shkarjet. Një varg luginash të këtij lloji shtrihen në lindje të detit Mesdhe, nga Siria në Afrikën Lindore. Më e famshmja është lugina e lumit Jordan dhe e Detit të Vdekur. Kjo luginë shtrihet me faqe shumë të pjerrëta, e gjatë rreth 650 kilometra dhe e gjerë nga 15 deri në 40 kilometra, është rreth një kilometër e gjysmë më poshtë se zonat përreth. Fakti që kjo zonë është më poshtë edhe se niveli i detit Mesdhe — më se 800 metra — tregon që ajo nuk është formuar nga një lumë, por nga fundosja e një zone të kores së Tokës. Lumenjtë në të vërtetë mund të derdhen në Detin e Vdekur, por nuk mund të dalin që andej.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]