Sistemi i Informacionit Mjedisor

Sistemi i Informacionit Mjedisor
(Term – Mjedisor)

Sistemi i Informacionit Mjedisor
(anglisht: Environmental Information system)

✦ Një sistem informacioni mjedisor, normalisht i kompjuterizuar është një proces kapje dhe përpunimi i cili përdoret për dhënien e informacionit më të fundit për punën administrative dhe planifikimin. Të dhënat e mjediseve të veçanta zakonisht kanë sistemin e tyre të informacionit (p.sh. sistemi i informacionit për tokën, peizazhin). Sistemet e tjera të informacionit i kushtohen fushave ndërmjetëse (p.sh. vlerësimit të ndikimit në mjedis, planifikimit të mjedisit, punës kërkimore për ekosistemet). Sistemet e informacionit për mjedisin ofrojnë lëndën e parë për të raportuar, përgatitur harta për gjendjen e mjedisit dhe vlerësimin e tij (zonat që duhet mbrojtur, zonat e konfliktit etj.), si pjesë e procesit të planifikimit hapësinor.

Portali — Mjedisi

[cite]