Sistemi i monitorimit
(Term – Mjedisor)
Sistemi i monitorimit
(anglisht: Minitoring sistem)
✦ Sistem për vëzhgimin dhe përcjelljen e burimeve, natyrës, kualitetit, kuantitetit dhe disperzionit të agjencave potencial të dëmshëm dhe i agjencave të identifikuar si të dëmshëm në mjedisin jetësor. Përfshinë faktor monitoringun dhe target monitoringun. Faktor monitorimim përcjell faktorët fizik, kimik dhe biologjik, të cilët mund të ndikojnë dëmshëm në caqet ose targetet (sitemet biologjike, atmosfera, materiale etj.). Me target monitorimin përcillen ndryshimet karakteristike të sitemeve biologjike dhe fizike. Monitorimi biologjik nënkupton vlerësimin e kualitetit të mjedisit në bazë të efektit biologjik të ndotësit. Në kuadër të faktorit të monitorimit përcillet ndotja në burimin e ndotjes (monitorimi i proceseve teknologjike), emisioni i ndotësve primar (monitroimi i emisionit) dhe ndotja në punktet e zgjedhura në largësi të ndryshme nga emituesi (monitorimi i emisionit).