Skizmë

(greqisht: σχίσμα) Skizmë ka kuptimin e ndarjes. Skizma është përçarje fetare, shkëputja e një komuniteti fetar nga kisha, ku më parë bënte pjesë. Skizma më e madhe ka qënë në shekullin e XI kur kisha e Vatikanit u shkëput nga dogma e vërtetë dhe krijoi kishën katolike, kisha e lindjes u quajt kisha ortodokse. Gjatë udhëtimit të përfaqësuesve të perëndimit për në Kostandinopojë, Papa Leoni IX kishte vdekur më 19 prill 1054 dhe tashmë froni Papal ishte bosh. Për këtë Patriku Kirulari iu tha se nuk mund të quheshin përfaqësuesit e papës, derisa papa kishte vdekur, prandaj Patriku nuk pranoi të bisedonte me ta. Kardinali Humbert, duke e parë se skishte më shpresë, më 16 korrik të vitit 1054, në kohën që po celebrohej Liturgjia Hyjnore në Kishën e Shën Sofisë, hyri me marifet në altar dhe la mbi Tryezën e Shenjtë anatemën e Papës kundër Patrikut të Kostandinopojës dhe gjithë Kishës së Lindjes. Me këtë veprim ndarja e madhe e kishës (Skizma) ishte bërë. Ajo u konfirmua nga të dyja palët dhe u shpall zyrtarisht.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]