Stili Romak

(greqisht: ρωμαϊκός) Stili Romak për herë të parë u themelua në Francë në vitin 1825 nga arkeologu Narcisse de Caumont. Prej Francës ky stil i ndërtimit të kishave u përhap nëpër vende të tjera të Evropës. Duhet theksuar se Stili Romak ka mjaft gjëra të përbashkëta me Stilin Bizant. Kjo duket qartë në kishën e famshme të Shën Markut në Venecia, e cila është ndërtuar në shekullin XI. Në Francë kemi tre lloj shkollash të Stilit Romak. E para përfshin kishat e Normandisë, për shembull kishat e Shën Stefanit dhe të Trinisë së Shenjtë, të cilat i themeloi Guliem Pushtuesi në qytetin Caen. Shkollës së dytë i përkasin kishat e qyteteve të Burgundisë, Puantie etj, ndërsa në të tretën përfshihen kishat e Francës Jugperëndimore. Stili Romak i Italisë quhet Lombardik, sepse kishat kryesore gjenden kryesisht në veri të Italisë pra në Lombardi dhe në Toskana. Mund të veçojmë kishën e Shën Ambrozit në Milano, si dhe katedralet e qyteteve të Modenas, Parmas dhe Pizës. Stili romak pas vitit 1150 në kohën që u bashkuan dy krahinat e spanjolle ajo e Katalanjias me Aragonën, u shëndrua në një bashkim arkitektonik, i cili duke u zhvilluar solli në krijimin e Stilit gotik. Duhet theksuar se Stili romak është pararendësi i Stilit gotik të ndërtimit të kishave.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]