Sulmet parciale të lobit frontal

Sulmet parciale të lobit frontal
(Term neurologjik – Mjekësia)

Sulmet motorike fokale ose parciale vijnë si pasojë e një lezioni shkarkues në lobin frontal të anës së kundërt. Lloji më i shpeshtë, që ka origjinën nga fusha motorike, shfaqet me lëvizje me kthim të kokës dhe syve në anën e kundërt me fokusin e irrituar, shpesh i asocuar me një kontraksion tonik të trungut dhe ekstremiteteve të asaj ane. Ky mund të jetë sulmi i tërësishëm apo mund të pësojnë lëvizje të gjeneralizuara klonike, vazhdimi i sulmit mund të ndodh pak para ose bashkë me humbjen e vetëdijes. Lezionet në lobin frontal gjithashtu mund të shkaktojnë konvulzione madhore të gjeneralizuara pa lëvizjet ktheyse të kokës dhe syve. Mirëpo ne rastin me kthim të kokës dhe syve si dhe nv rastin pa të, mendohet se shpërndarja e shpejtë e shkarkimit nga lobi frontal në qendrat talamike ose të formacionit retikular janë përgjegjëse për humbjen e vetëdijes. Sulmet të cilat fillojnë me devijim të fuqishëm të kokës dhe syve dhe nganjëherë të gjithë trupit, quhen sulme verzive ose adverzive. Sulmet motorike Jackson fillojnë me një kontraksion tonik të gishtave të njërës dorë, të fytyrës në njërën anë apo të muskujve të shputës. Këto transformohen në lëvizje klonike të këtyre pjesëve si te konvulzionet toniko-klonike. Lëvizjet mund të mbesin të lokalizuara apo të shpërndahen („marshojnë“) nga pjesa ku fillojnë, në muskujt tjerë të asaj ane. Në formën klasike të sulmeve Jackson, që është shumë e rrallë, sulmi shpërndahet nga dora, lart në krah, në fytyrë dhe pastaj poshtë në këmbë ose nëse lëvizja e parë fillon në shputë, sulmi marshon sipër këmbës, dorës poshtë dhe në fytyrë, zakonisht brenda 20-30 sekondave. Interesant është fakti se sulmet që fillojnë në gishta të dorës apo shputës nganjëherë mund të inhibohen duke vënë një ligaturë mbi pjesën e afektuar. Rrallë, kontraksionet e para muskulore fillojnë në abdomen, toraks apo qafë. Në disa raste, aktiviteti sulmues i njëanshëm pasohet nga një kthesë e kokës dhe syve nga ana konvulzive, nganjëherë në anën e kundërt dhe pastaj fillon një sulm i gjeneralizuar me humbje të vetëdijes. Pas konvulzioneve që kanë fokus fushën motorike, mund të shfaqet një paralizë e përkohshme e ekstremiteteve të afektuara („Paraliza Todd“) që zgjatë disa minuta ose disa orë pas sulmit.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]