Sulmet senzorike
(Term neurologjik – Mjekësia)
Sulmet somatosenzorike fokale ose marshuese në pjesë të tjera te anës së njejtë të trupit, janë gati gjithmonë indikative për një fokus në apo afër fushës postrolandike të hemisferës së kundërt cerebrale. Ky çrregullim senzor përshkruhet si mpirje, ndjenjë e „gjilpërave“, si zvarritje, elektricitet apo si lëvizje e asaj pjese. Në shumicën e rasteve, fillimi i sulmeve senzorike është në buzë, gishta të duarve apo këmbëve dhe pastaj shpërndahet në pjesët tjera, varësisht nga ndodhitë në convolutio postrolandike ose postcentrale në lobin parietal. Nëse simptomet senzorike janë të lokalizuara në kokë, fokusi është në apo afër pjesës më të poshtme të convolutio afër fisurës sylviane, ndërsa nëse simptomet janë në këmbë apo shputë, atëherë është e përfshirë pjesa e sipërme e convolutio afër sinusit superior sagittal. Sulmet vizuele janë shumë të rralla; lezionet në ose afër cortex striate të lobit okcipital zakonisht shkaktojnë ndjenja të territ apo shkëndija të dritave, të cilat mund të jenë stacionare apo lëvizëse dhe me ose pa ngjyra. Sulmet që vijnë nga një lob okcipital mund të bëjnë që pacienti të verbohet në të dy sytë përkohësisht. Lezionet në sipërfaqën laterale (Brodmann 18 & 19) mund të shkaktojnë një ndjenjë të dritave pulsuese. Halucinacionet vizuele zakonisht vijnë nga një fokus në pjesën posteriore të lobit temporal, mund të jenë të shoqëruara me halucinacione auditore. Halucinacionet auditive janë shumë të rralla si manifestime fillestare të sulmeve. Nganjëherë pacientët me fokus në pjesën temporale superiore raportojnë për brumbullitje apo bërtitje në vesh, ndërsa tek lezionet në pjesën e pasme të lobit temporal, pacienti degjon një zë që nganjëherë përsëritë fjalë të pakuptimta ose melodi. Ka edhe halucinacione olfaktore dhe gustative. Simptomet e izoluara psiqike të sulmeve të thjeshta epileptike janë të rralla, ndër to bëjnë pjesë: ndjenja e anksiozitetit, pastaj një „dreamy state“, apo ndjenja „déja-vu“ ose tek mosnjohja e gjërave të përjetuara „jamais-vu“.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia