Tik nervoz
(Term neurologjik – Mjekësia)

Bëhet fjalë për lëvizje të shpejta dhe të shkurta abrupte stereotipike, të cilat për dallim nga sëmundjet tjera të përmendura mund të inhibohen vullnetarisht, por i sëmuri ndjen nevojën për të bërë ato lëvizje. Në moshën e fëmijërisë dhe rinisë dallohen tiket tranzitore dhe kronike, kufiri mes të cilave është 1 vit. Lëvizjet e shpejta të fytyrës, qafës, ekstremiteteve quhen tike motorike, ngaqë ka edhe nga ato fonike. Në kombinim shfaqen tiket motorike dhe fonike te sindroma Gilles-de-la-Tourette, e cila shpesh shfaqet familjarisht. Përveç fonacionit të dalluar, vërehet edhe një koprolali me shprehje të sharjeve. Teparia bëhet me Haloperidol dhe terapi të sjelljës.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]