Tumorët e hipofizës kraniofaringeoma

Tumorët e hipofizës kraniofaringeoma
(Term neurologjik – Mjekësia)

Kraniofaringeoma është tumor që shfaqet te fëmijët dhe të rinjët. Shpesh shfaqet supra- ose retrosellar, rrallë intrasellar me rritje që shkakton kompresion në kiazmën optike dhe futje në ventrikulin e tretë. Tumori ka një kapsullë të fortë me cista brenda. Në 50% vjen deri te kalcifikimet. Shpesh shfaqet hemianopsia asimetrike bitemporale, te fëmijëet shfaqet panhipopituitarizmi me vonë në zhvillim, ndërsa tek të rinjët diabeti insipidus. Mund të paraqiten edhe shenja të hipertensionit intrakranial nga hidrocefalusi tek zhvendosja e foramina Monroi. Destrukcioni i sellës dhe kalcifikimet shihen në rëntgen. Tumori shihet mirë në CT dhe RM. Angiografia tregon zhvendosjën e a.carotis interna.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]