Ujë mineral

Ujë mineral
(Term – Mjedisor)

Ujë mineral
(anglisht: Mineral water)

✦ Ujë burimi i pijshëm, që përmban kripëra sulfurore të hekurit, të magnezit, kripëra të tjera minerale e mikroelemente dhe që përdoret për qëllime mjekuese (për t’u pirë), meqenëse është i dobishëm për procesin e këmbimit të lëndëve në organizëm. Në një kuptim më të gjërë, ujëra minerale quhen ato që përmbajnë më shumë se 1 g/l lëndë të tretura; kur kjo përmbajtje është më e lartë se 50 g/l, ujërat quhen shëllira. Ujërat minerale janë mjaft të përhapura. Ato mbyllen në shishe, zakonisht pasi u shtohet gaz karbonuik për t’u përmirësuar shijen dhe për t’u konservuar.

Portali — Mjedisi

[cite]