Urdhëri i Tempelirëve

Urdhëri i Tempelirëve

Urdhëri i Tempelierëve u themelua në vitin 1118 nga nëntë kavalierë francezë, me qëllim që të mbronin pelegrinët që shkonin në Vendet e Shenjta. Mbreti Balduin II i Jerusalemit, u dha si dhuratë njërin nga krahët e pallatit të tij, që kishte daljen në sheshin e tempullit, prej nga morën dhe emrin templierë. Bernard de Clairvaux u formuloi statutet e funksionimit të tyre. Ashtu si edhe murgjit joanitë, templierët për një kohë të shkurtër fituan një famë të madhe dhe pasuri kolosale. Uniforma e tyre përbëhej nga një mantel i bardhë me një kryq të kuq.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]