Urthi

Urthi

(latinisht: Hedera helix, familja Araliaceae)

Përdorimi:
Gjethet e thara të urdhit kanë veti mjekësore. Droga përdoret kundër dhimbjeve në mialgji parastezike, shiatike, sakroiliake, reumatike; për nxjerrjen e gëlbazës në pezmatimet kronike të rrugëve të frymëmarrjes; për fuqizimin e veprimtarisë së zemrës. Nga jashtë përdoret në dhembje reumatizmale; kundër kallove, si analgjezik në neurite, çibanë, celulite etj. Veprimi është jo vetëm antinevralgjik por edhe mjekues.

Përgatitja:
½ lugë çaji me drogë të thërrmuar hidhen në 1 filxhan çaji me ujë dhe përzierja zihet për 5 minuta. Nga jashtë droga mund të përgatitet si vijon: -një grusht me drogë të grimcuar hidhet në ½ gotë uthull dhe lihet 2 ditë. Llapaja mbështillet me napë dhe vihet mbi kallo. -disa gjethe të njoma shtypen dhe qulli i formuar vihet mbi napë e cila vihet mbi plagë a ulcera varikoze.
Mund të përdoren dhe frytet si vijon: 100 gr farë të fryteve të shtypura hidhen në 1 litër verë, lihen 7 ditë duke i tundur herë pas here. Lëngu i kulluar pihet në dozën 1 filxhan kafeje në ditë kundër ngacmimeve nervore, dhimbjes së kokës dhe hidropizisë.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ chery – Own work, Public Domain, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=1282155

[cite]