Vaji në bibël
Vaji është një prej katër artikujve ushqimorë që përmenden në Shkrimin e Shenjtë. Vaji, vera, buka dhe uji kanë përdorim të gjerë në Bibël. Në Dhiatën e Vjetër vaji nuk përdorej vetëm për ushqim, por edhe për t’u lyer. Vaji përdorej në kandilat e tempullit. Misteri i lyerjes me vaj ka qenë që në kohët e hershme. Kryeprifti Haroni përgatiti një vaj dhe pasi u lye me të u quajt “krisht”, madje edhe “krisht Zoti”, sepse vaji ishte porositur nga Perëndia. Më pas u lyen edhe pasardhësit e tij. Gjithashtu me vaj lyheshin edhe mbretërit si Sauli (Libri I i Samuelit 10,1), Davidi etj. Në rast se vaji u kullonte nga hunda, atëherë quheshin krisht. Vaji përdoret gjatë pagëzimit, krezmimit etj. Në shërbesën e efqelisë lyhemi me vajin e bekuar për shërimin e trupit dhe të shpirtit.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)