Vangjel Xoxe

Vangjel Xoxe

shqiptar ortodoks Vangjel Xoxe (1933-2003) ka lindur më 9 prill 1933, në Qukës të Lushnjës. Më 2 gusht 1953 u dorëzua dhjak prej Episkop Qirillit. Me prishjen e kishave u detyrua të punojë si marangoz ne sektorin e sharrave. Rihapjen e kishave e priti me gëzim të madh. Më 12 dhjetor 1990 kreu shërbesën e parë në Kishën e Shën Spiridhonit. Me ardhjen e Eksarkut Anastas, u hirotonis në gradën priftërore më 25 qershpr 1991. Atë Vangjel Xoxe ka qenë nga klerikët e përkushtuar të Kishës Ortodokse. Më 5 korrik 1998 mori ofiqin e Ikonom Stavroforit, që ishte vlerësimi më i lartë që mund t’i bëhet një kleriku. Ikonom Stavrofor Vangjel Xoxe fjeti më 20 dhjetor 2003. Cremonia e përmortëshme u kryesua nga Mitropoliti i Beratit, Imzot Ignati, me pjesëmarrjen e priftërinjve nga të katër dioqezat e vendit. Midis folësve të shumtë e mori fjalën edhe Myftiu i Beratit, Qeramudin Murdia, i cili me dashamirësi foli për njohjen dhe miqësinë që kishte patur me të ndjerin.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Ilia Mihal Zaka, Fjeti Ikonom Stavrofor At Vangjel Xoxe, Ngjallja, janar 2004, faqe 10.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]