Virus
(Term – Mjedisor)
Virus
(anglisht: Virus)
✦ Faktor i infeksionit që përbëhet pothuajse krejtësisht prej proteinash dhe acidesh nukleike (nukleoproteina). Viruset mund të riprodhohen vetëm brenda qelizave të gjalla dhe janë kaq të vogla sa mund të shihen vetëm me mikroskop elektronik. Meqenëse ato i kalojnë filtrat që i mbajnë bakteret, shpeshherë quhen viruse filtruese. Virusi i mozaikut të duhanit është veçuar dhe kristalizuar i pari (1935); ai përmban 2000 molekula proteinash. Sinteza e parë e një virusi u realizua më 1967. Viruset ndryshojnë nga organizmat e tjerë sepse ato nuk bëjnë shkëmbim të lëndëve, nuk janë në gjendje të përdorin oksugjenin, të sintetizojnë makromolekula, të zhvillohen ose të ngordhin. Ato janë parazite që jetojnë në saje të qelizave të gjalla. Viruset shkaktojnë shumë sëmundje, si fruthin, linë, gripin etj. Nga forma janë të ngjashme me bakteret. Ato janë antigjene dhe kështu shkaktojnë formimin e kundërtrupave. Disa prej tyre veprojnë si baktriofagë.