Zonat sizmike

Zonat në afërsi të sistemeve të mëdha malore ose të humnerave oqeanike janë në përgjithësi zona sizmike. Kështu, numri më i madh i tërmeteve në botë vihet re gjatë vargmaleve përreth Paqësorit (në Malësitë Shkëmbore dhe në Andet), si dhe në pjesën përballë Paqësorit, nga ishujt e Sondës e deri në Filipine e në Japoni. Një tjetër zonë e madhe sizmike vazhdon në vargmalet përreth Mesdheut dhe shkon deri në Himalaja dhe në ishujt e Sondës. Italia është e mbërthyer në një zonë sizmike; i nënshtrohen tërmeteve veçanërisht zonat e Apenineve, Kalabria dhe Sicilia.
Një nga fatkeqësitë më të mëdha të shkaktuara nga lëkundjet sizmike ndodhi më 28 dhjetor të vitit 1908 në Mesina, duke prekur edhe Kalabrinë. Nga ky tërmet i tmerrshëm vdiqën 77.000 vetë dhe qyteti pothuaj u shkatërrua plotësisht. Një nga tërmetet. më të mynxyrshme në historinë e njerëzimit ka qenë edhe ai që goditi qytetin e Jokohamas dhe të Tokios në vitin 1923. Këto qytete janë mjaft afër brigjeve të Baia Sagamit; Më 1 shtator të këtij viti fundi i gjirit të Sagamit u fundos papritmas dhe e gjithë zona iu nënshtrua një lëkundjeje të tmerrshme. Kapiteni i një anijeje që gjendej në gjirin e hapur, duke vështruar qytetin e Jokohamës, i pa ndërtesat që valëzonin si barka në një det me stuhi. Qyteti u shkatërrua. Tokio nuk ndjeu lëkundje kaq të fuqishme, por mbi të plasën zjarre të kobshme, sepse, duke qenë se tubacionet e ujit u shkatërruan, uji që duhej për t’i shuar ato ishte shumë i pakët. Para se tërmeti të pushonte plotësisht, i gjithë qyteti i Jokohamës qe kthyer krejtësisht në një rrënojë që nxirrte tym, ndërsa Tokio në një qytet gjysmë të djegur. Dëmet arritën në disa dhjetëra miliarda lira dhe të vdekurit deri në 14 000 vetë.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]