Bar majasëlli

Bar majasëlli

(latinisht: Teucri polium L, familja Labiatae)

Përdorimi:
Droga nxirret nga pjesa mbitokësore e lulëzuar e barit të majasëllit , i cili rritet nëpër toka të thata, të zakonshme në vendin tonë. Lulëzon në maj-shtator. Bari i majasëllit përdoret në mjekimin e majasëllit dhe të kolitit.

Përgatitja:
Merren rreth 3 tufa (ose 45 gr) bar majasëlli, zihen në 1 kg ujë për 1.5 orë, lëngu kullohet dhe prej tij pihen 3 filxhanë në ditë; çaji pihet rreth 7-20 ditë për majasëllin dhe rreth 20-30 ditë për kolitin. Ruhet në vende të thata deri në 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Xemenendura [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by/3.0)], from Wikimedia Commons

[cite]