Frashëri i bardhë

Frashëri i bardhë

Frashëri i bardhë

(latinisht: Fraxinus Ornus L., familja Oleaceae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga gjethet e thara të frashërit të bardhë, i zakonshëm kudo. Lulëzon në majqershor. Droga nxit të urinuarit, djersitjen, të dalët jashtë; rekomandohet në mjekimin e reumatizmit dhe të gutës.

Përgatitja:
Një deri 2 lugë gjelle me drogë të grimcuar hidhen në një enë ku përvëlohen me një gotë ujë që zien, lihen 15 minuta dhe pastaj lëngu kullohet, ëmbëlsohet sipas dëshirës dhe pihet. Merren 2 doza të tilla në ditë gjatë ngrënies.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Nedelin – Free images from Bulgaria, CC 2.5, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=23020492

[cite]