Fshesa e keqe
Fshesa e keqe
(latinisht: Erigeron canadensis L., Familja Compositae)
Përdorimi:
Droga përbëhet nga pjesa mbitokësore e lulëzuar dhe e tharë e fshesës së keqe, lulëzon në qershortetor. Droga shton nxjerrjen e acidit urik; ndalon rrjedhjen e gjakut (hemostatike); nxit formimin e rruazave të bardha të gjakut; përdoret si mjet hemostatik dhe diuretik në hemorragji, në heqje barku me gjak dhe në procese pezmatimi të rrugëve urinare. Esenca e bimës përdoret në gutë, në reumatizmin kronik dhe në sëmundje të metabolizmit.
Përgatitja:
5 lugë kafeje me drogë të grimcuar hidhen në një enë, ku shtohet një filxhan ujë. Përmbajtja zihet për 5 minuta, lihet të ftohet, kullohet dhe pihet. Pihen 3 doza të tilla në ditë.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Stan Shebs [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html), CC BY-SA 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0) or CC BY-SA 2.5 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/2.5)], from Wikimedia Commons