Fomi mjekësor
Fomi mjekësor
(latinisht: Fumaria officinalis L., familja Papaveraceae)
Përdorimi:
Droga përbëhet nga pjesa mbitokësore e tharë e fomit mjekësor, bimë njëvjeçare, e zakonshme. Lulëzon mars-gusht. Përdoret në sëmundje të fshikëzës së tëmthit dhe të mëlçisë, në heqjet e barkut nga çrregullimet e tretjes, në kapsllëk dhe në sëmundje që karakterizohen nga mbajtja e ujit në organizëm. Acidi fumarik ndihmon proceset e oksidimit në organizëm. Droga e fomit mjekësor në doza të larta mund të shkaktojë paralizën e qendrës së frymëmarrje.
Përgatitja:
Dy lugë kafeje (2.5 gr) drogë e grirë hidhen në një enë të zinkuar ku përvëlohen me 1 gotë ujë që zien. Ena mbulohet me kapak dhe lihet 10-15 minuta. Pastaj çaji kullohet dhe pihet në dy doza gjatë ditës. Në vende të thata droga ruan veprimin për 2 vjet.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Taken Carsten Niehaus (user:Lumbar). – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=40528