Livandoja

Livandoja

(latinisht: Lavandula officinalis, familja Labiatae)

Përdorimi:
Lulet e thara të livandos (trumzës së butë, ) përdoren si drogë. Lulëzon në korrik-gusht. Lulet e livandos qetësojnë sistemin nervor, ulin disi tensionin e gjakut, qetësojnë ngërçet e stomakut dhe të zorrëve, përdoren kundër diarresë dhe gazrave; si diuretikë.

Përgatitja:
3 lugë çaji me lule hidhen në një gotë ujë të sapozier. Përzierja mbulohet me kapak dhe lihet 15-30 minuta. Lëngu kullohet dhe pihet 1 herë në ditë. Në industri lulet e livandos distilohen me avuj uji për të prodhuar esencën e livandos, e cila përdoret për prodhimin e parfumeve. Esenca përdoret dhe në përbërjen e lëngjeve fërkuese për të qetësuar dhimbjet, kruarjen. Esenca në dozën mbi 1 gr është helmuese.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Forest & Kim Starr [CC 3.0 us (https://creativecommons.org/licenses/by/3.0/us/deed.en)], via Wikimedia Commons

[cite]