Liri

Liri

(latinisht: Linum usitatissimum, familja Linaceae)

Përdorimi:
Si drogë përdoren farat e thata të lirit. Fara e lirit përmban mucilagje, pektinë, vaj, heterozidin linamarinë, enzima etj. Në sajë të mucilagjeve farat bymejnë vëllimin e përmbajtjes së zorrëve dhe për pasojë nxisin të dalët jashtë. Veprimi laksativ nuk shfaqet menjëherë por pas disa ditësh përdorimi. Farat e plota në formë çaji këshillohen në acarimet e rrugëve urinare dhe të traktit tretës. Fara e pluhurosur e lirit përdoret si llapa zbutëse në qelbëzime dhe pezmatime të lëkurës (ka veti anti-inflamatore).

Përgatitja:
Si laksativ: 1-2 lugë supe me fara liri të plota (ose të copëtuara) hidhen në mëngjes në një gotë me ujë të ftohtë dhe lëngu i jargët pihet në darkë pasi kullohet.
Farat për të rregulluar kapsllëkun mund të pihen dhe siç janë në dozën 1-2 lugë gjelle në ditë.
Në formën e çajit: hidhen 10-20 gr fara në 1 litër ujë. Përzierja lihet 5 orë duke e përzier herë pas here. Kullohet dhe pihet gjatë ditës në sëmundjet e aparatit tretës, të rrugëve urinare, në acarimet e mukozave të rrugëve të frymëmarrjes.
Nga jashtë: Pluhuri i farave hidhet në pak ujë të ngrohtë dhe valohet derisa përzierja të shndërrohet në brumë. Llapaja e formuar mbështillet në një napë dhe vihet në plagët e qelbëzuara të lëkurës si antiinflamatore. Llapaja e lirit ndihmon daljen e qelbit nga abscesi dhe nga të thatët. Ajo qetëson dhimbjet. Ruhet në vende të freskëta për 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ H. Zell [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC BY-SA 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0)], from Wikimedia Commons

[cite]