Shkumëza

Shkumëza

(latinisht: Saponaria officinalis, familja Caryophylaceae)

Përdorimi:
Rrënjët e thara të shkumëzës (lulesapunit) përdoren si drogë. Përdoret si lëngëzuese e gëlbazës, si djersitëse në sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, psh. në pezmatimin e bronkeve, në kollë, në të ftohur. Nga jashtë përdoret në ekzemë dhe çibane.

Përgatitja:
1 lugë çaji me drogë të grimcuar hidhet në 1 gotë ujë dhe zihet 5-10 minuta. Pihen 3-5 lugë gjelle në ditë. I njëjti lëng mund të përdoret nga jashtë për mjekimin e plagëve, ekzemave, çibanëve etj. Në doza të larta droga shkakton të vjella. Për të rritur tretshmërinë e saponineve të drogës në të shtohet pak sodë buke. Si droga-rrënjë mund të përdoret dhe bari i bimës por ai ka më pak saponine (lëndët vepruese).

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Karelj – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=19972439

[cite]