Shpatorja
Shpatorja
(latinisht: Iris pallida, Iris Florentina, Iris germanica, familja Iridaceae)
Përdorimi:
Rrizomat pa rrënjë, të lara, të qëruara dhe të thara të shpatores (luleshpatës, zambaku i varreve) shërbejnë si drogë. Droga përdoret për zbutjen e gëlbazës, lehtësimin e kollitjes, shtimin e rrjedhjes së tëmthit. Ka veti fitoncide. Nga jashtë përdoret si pluhur i imët për pudrosjen e lëkurës.
Përgatitja:
Një lugë çaji me drogë të thërrmuar hidhen në 1 gotë me ujë të sapozier; lihet 10 minuta dhe pihet menjëherë. Merren 1-2 doza të tilla në ditë.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ I, Hugo.arg, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=2266752
[cite]