Lësi

Në disa zona që shtrihen pranë shkretëtirave, në të cilat fryjnë erëra të fuqishme që vijnë nga zonat e thata, gjeologët kanë vënë re një lloj të veçantë depozitimi: lësin. Lësi është një depozitim i ndërlikuar, i formuar nga grimca argjile shumë të vogla, të paprekshme, të përziera me kokrriza kuarci dhe guri gëlqeror aq të imëta sa, kur hallakaten andej-këndej nga era, anët e tyre hahen dhe kokrrizat marrin një formë të rrumbullakët. Kur grimcat depozitohen, faqet e tyre puthiten me njëra-tjetrën. Për këtë arsye lësi, që haset shpesh gjatë gërmimeve për hapjen e rrugëve, mund të jetë shumë i fortë dhe të arrijë të formojë shtresa me trashësi dhjetë-dymbëdhjetë metra.

Sasitë më të mëdha të lësit ndodhen në Kinë dhe në Mongoli: një sipërfaqe prej 600. 000 kilometrash katrorë dhe një trashësi prej 600 metrash. Ka të ngjarë që rëra prej së cilës është formuar, të ketë ardhur nga shkretëtira e Gobit, që shtrihet në brendësi të Azisë. Trualli i pampës argjentinase është i po këtij tipi. Po kështu, lës quhet edhe trualli i luginës së Misisipit si dhe trualli i disa zonave në Evropën Qendrore-Lindore, që të gjitha troje të formuara nga depozitime të shkaktuara nga erërat dhe të përpunuara më pas nga uji. Këto zona kanë qenë mbuluar nga akullnajat e periudhës kuatemare dhe depozitimet pluhurore rrjedhin me siguri nga llucat e akullnajave që më vonë janë tharë. Depozitimet e gjetura në luginën e Misisipit mund ta kenë prejardhjen nga malet e Amerikës Perëndimore. Mbartja e materialeve në drejtim të lindjes ka ngjarë pikërisht gjatë periudhave të akullnajave.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]