Lava që del nga të çarat
Lava që arrin në sipërfaqen e tokës jo nëpërmjet grykës së vullkanit, por nëpërmjet të çarave, nuk mund të formojë vullkane; ajo rrjedh mbi truall si një lumë i gjerë që valon. Shumica e aktiviteteve vullkanike që kanë ndodhur gjatë gjithë historisë së planetit tonë, janë të këtij tipi. Por kjo rrjedhë mund të jetë po aq shkatërrimtare sa edhe shpërthimet e forta vullkanike. Për shembull, Islanda dikur ka pësuar dëme të mëdha dhe humbje në njerëz nga një rrjedhë lave e kësaj natyre. Islanda ndodhet në zonën e aktivitetit vullkanik që shtrihet nga harku i Atlantikut Verior deri në ishujt Azore e Kanarie. Në vitin 1783, nga një e çarë 40 kilometra e gjatë doli lavë bazaltike. Një e pesta e popullsisë së Islandës gjetën vdekja nga kjo gjë.