Lindja e gjeologjisë
Këto pandehma ia kalonin edhe vetë fantazisë, megjithatë ishte e qartë se këto paraqitnin të vërtetën. Përveç kësaj, u bë i qartë edhe një fakt tjetër: veprimi i ngadalshëm i forcave që kanë krijuar këtë pamje që ka Toka sot, nuk ka pushuar, por vazhdon.
Kështu nisi shkenca për litosferën, shkenca e gjeologjisë. Si edhe shkencat e tjera, ajo u zhvillua me shpejtësi gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë. Njerëz të apasionuar dhe kureshtarë u ranë kryq e tërthor kontinenteve,. duke studiuar me kujdes shkëmbinjtë; vrojtonin, matnin dhe krahasonin. Faktet e vrojtuara përqaseshin dhe plotësonin njëri-tjetrin si guriçkat e një mozaiku dhe dalëngadalë, me plotësimin hap pas hapi të mozaikut u shfaq një panoramë e gjerë e shndërrimeve të Tokës në të kaluarën dhe tani.
Megjithatë, mbeteshin akoma dyshime për mundësinë e zbulimit të historisë së Tokës nëpërmjet shndërrimeve që vazhdonin të ndodhnin. Dhe dyshimi më i madh ishte në lidhje me kohën. Shumë studiues mendjehollë nuk donin të besonin që Toka ishte aq e vjetër sa çthonin gjeologët.