LIRI
✤ (Linum usitatissimum L.). Bimë barishtore njëvjeçare e familjes linore (Linaceaë), me kërcell të vetmuar të lartë 60 cm, me gjethe të vogla vizake deri vizake heshtore, me lule të kaltra, që lulëzojnë në prill-qershor, Bën fryt kapsule gati rruzullore me 10 flegra me nga një farë. Shumëzohet me farë dhe mbillet në pranverë në temp. 7-8°C. L. është kultivuar që në kohët e lashta pothuajse në të gjithë Evropën në fillim për prodhimin e vajit për ushqim, më pas për fije (fibra). Sot përdoret në ind. tekstile për prodhim pëlhurash, thasësh, litarësh etj., në ind. e sapunit, në farmaceutikë; me vaj L. lyhen dyert e dritaret para se t’u jepet bojë etj. Në mjekësi farat përdoren për të nxitur jashtëqitjen dhe si zbutës.
(J.V.)
✤ (1943). Revistë letrare e politike, organ i Komitetit qarkor të rinisë komuniste për Shkodrën. Doli në ilegalitet me ndërprerje më 1943-1944. Në faqet e saj u botuan vjersha dhe skica me temë nga Lufta ANÇ, artikuj ku shtrohej nevoja e krijimit të një letërsie të re në shërbim të luftës kundër zgjedhës së huaj.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Liri
[cite]