LIRI E SHQIPËRISË
✤ (1911). Gazetë e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare në gjuhën shqipe, pjesërisht edhe greqisht e frëngjisht. Numri i parë doli më 10.3.1911 në Sofje vijoi me ndërprerje 100 nr. deri më 1915. E drejtonte Kristo Luarasi (shih). Ishte një nga organet përparimtare të kohës, demaskoi politikën imperialiste të Fuqive të mëdha dhe të shteteve shoviniste fqinje; luftoi për bashkimin e gjithë popullit shqiptar në një shtet të vetëm demokratik.
(Z. H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Liri E Shqipërisë
[cite]