Një kaos shkëmbor

Për gjeologët Alpet përbëjnë problemin më shqetësues të Tokës. Njëqind milionë vjet më parë, në kohën e dinozaurëve, zona alpine ishte një fund deti, mbi të cilin grumbulloheshin mbeturina. Ndofta pesëdhjetë milionë vjet më parë, një pjesë e këtij fundi të lashtë, filloi të ngrihej duke formuar disa ishuj e ka të ngjarë që për rreth njëzetepesë milionë vjet në këtë zonë të veprojnë forcat orogjenetike. Gjatë një periudhe kaq të gjatë janë ngritur dhe janë ripalosur vargje të tëra ishujsh; pra, meqenëse shtytja vazhdonte, disa pala u thyen dhe u shtynë drejt veri-perëndimit, nëpërmjet një «tavoline» të lëmuar shkëmbi që ndodhej nën to.
Pastaj ato u kthyen përsëri. Rrudhja vazhdoi akoma me thyerje të mëdha shtresash dhe me një erozion po aq të fuqishëm; më në fund procesi i formimit përfundoi. Mbase në ato miliarda vjet që do të pasojnë, peizazhi do të mbetet në mëshirë të akullit, të akullnajave dhe të ujit. Shumë gjeologë e kalojnë tërë jetën e tyre duke studiuar Alpet, duke tentuar që nëpërmjet rrënojave të shtresave të rrudhura dhe të çrregullta, të gjejnë atë që do të ketë ndodhur në të vërtetë. Ata i krahasojnë këto vargmale me copat e një mermeri shumë të madh, të një mermeri të ngjeshur, të përdredhur dhe të prerë në thela sipas vijash të drejta në shumë drejtime.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]