NJË MUZEUM VIGAN

Litosfera mund të krahasohet me një muzeum vigan ose me një varrezë gjigante, në të cilën dergjen të shpërndara mbeturinat e organizmave të gjallë që kanë jetuar në planetin tonë që prej dy miliardë vjetësh. Këto mbeturina janë varrosur në shkëmbinjtë fundërresorë të vargmaleve dhe të fundeve të detare, në rërën e shkretëtirave dhe në barin e livadheve; ato lahen herë pas here nga shiu, ngrijnë nga akulli, digjen nga dielli dhe ngrihen si pluhur nga era. Nuk mund të gjendet asnjë grusht dhe, në çdo pjesë të botës qoftë, që të mos përmbajë disa atome të një qenieje që ka jetuar qoftë edhe miliona vjet më parë.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]