PAMJA E TOKËS

Në disa vende Toka ka pamjen e një rrënoje vigane. Malet e ashpra, shpatet e rrëpira, luginat e mëdha të çara në forma të çrregullta në Tokë duket sikur na kujtojnë kohërat e qëmoçme, kur Toka dridhej e shungullonte nga tërmete të frikshme. Prandaj s’është për t’u habitur që për shumë kohë besohej se sipërfaqja e planetit tonë është formuar si pasojë e përmbysjeve të mëdha që duhej të kishin ndodhur në ato kohë. Shkencëtarët janë të bindur se pjesa më e madhe e peizazheve të sipërfaqes së Tokës janë skalitur me ngadalë, gjatë miliona vjetëve, nga disa forca që vazhdojnë të veprojnë edhe sot.

Gjatë ndërrimit të epokave të ndryshme gjeologjike, zona të mëdha të kores së Tokës ngrihen e ulen pa u ndjerë, përkulen ose palosen. Uji, ajri dhe forca e rëndesës vazhdojnë të shkatërrojnë tokat më të ngritura, duke i rrafshuar ato grimcë pas grimce. Pikërisht këto dukuri që zhvillohen përcaktojnë atë larmi peizazhesh të sipërfaqes së Tokës. Në të vërtetë, bota në të cilën jetojmë është formuar kryesisht nga veprimi i ujit, ajrit dhe forcës së rëndesës, një veprim i ngadalshëm, por i pandërprerë.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]