Prejardhje të ndryshme
Këto ishin disa nga tipat e shumtë të liqeneve; por, po kaq të ndryshme mund të jenë edhe shkaqet e formimit të këtyre masave ujore, që praktikisht është e pamundur të numërohen të gjitha. Sidoqoftë, ja disa prej tyre. Në zonat vullkanike gjenden kratere vullkanike të shuara të shndërruara në liqene, Në të vërtetë, lava e ngurtësuar e mbyll fundin e kraterit të një vullkani të shuar, që mbushet më vonë nga ujërat e shiut. Në zonat gëlqerore liqenet formohen nganjëherë mbi vorbullat dhe gropat. Nivel i liqenit quhet niveli i rrafshit të ujit në atë pikë.
Liqenet më të bukura janë mbase ato që shtrihen në rrëzë të akullnajave dhe që ushqehen nga akulli që shkrin. Çështë e vërteta, të tilla liqene ka edhe në disa zona malore ose kodrinore, në të cilat që prej kohësh që smbahen mend nuk ekzistojnë më akullnaja; liqene të tilla ushqehen tani nga shiu ose nga uji që del nga thellësia. Zonat veriore të Amerikës së Veriut dhe të Evropës përshkohen nga liqene që zënë gropa të gërryera nga veprimi i akullnajave të mëdha, sigurisht të ndryshme nga akullnajat e Alpeve ose Himalajave në ditët tona. Ato kanë qenë mbulesa të pamatura akulli, shpesh me mijëra metra, që zbrisnin nga veriu dhe që mbulonin mijëra e mijëra kilometra katrorë tokë. Skandinavia si edhe disa zona të caktuara të Shteteve të Bashkuara, ia detyrojnë liqenet e tyre të shumta peshës së akullnajave të këtyre periudhave.