Reja vullkanike

Një vullkan që shpërthen, prodhon zakonisht një re të madhe, të përbërë kryesisht prej avujsh uji të kondensuar, të përzier me gaz karbonik, me hidrogjen, me acid klorhidrik dhe me avuj të verdhë squfuri. Flakë gjarpëruese me flakërime të kaltra, të gjelbra ose të verdha, e ndriçojnë renë gjatë kohës që hidrogjeni bashkohet me oksigjenin për të formuar ujë, ose gjatë kohës që nxehtësia shkakton djegien e squfurit dhe të elementeve të tjera. Sasi tepër të mëdha acidi klorhidrik të gaztë, të formuar nga hidrogjeni dhe klori, mund të shpërndahen mbi fshatrat pranë, për shkak të erës. Gazi karbonik mund të zbresë nga mali poshtë, duke mbytur njerëzit; siç ndodhi në Pompei, gjatë shpërthimit të vitit 79 të erës sonë.

Këtyre u shtohen edhe avujt ngacmues të anhidridit sulfuror. Herë pas here reja përshkohet nga shkarkesa elektrike, që prodhohen nga përplasja e grimcave të ndryshme të lavës së pluhurzuar si dhe nga kondensimi i avujve të ujit e nga reaksionet kimike. Retë vullkanike përmbajnë gjithmonë një përqindje të lartë lagështire. Uji i formuar nga avujt e kondensuar mund të rrjedhë rrëke anash malit, duke formuar me lavën e pluhurzuar një lloj brumi dhe duke krijuar rrëke lluce.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]