ZONA E ZJARRIT

Sipas gojëdhënave të popujve të lashtë si dhe në bazë të teorive të filozofëve të kohërave të vjetra, Toka ka lindur nga zjarri. Zjarri e ka magjepsur gjithmonë njeriun dhe shpeshherë e ka tmerruar. Për këtë arsye ishte e lehtë të pandehej se ngjarja më e madhe që mund të mendohej — krijimi i botës — të kishte lidhje pikërisht me zjarrin.

Shumica e njerëzve nuk kanë parë kurrë një vullkan ose një gejzer, një burim të nxehtë ose një krater vullkani që nxjerr tym. Janë të pakta ato vende të botës, në të cilat duken gjurmët e atij zjarri që, sipas njerëzve të lashtë. digjet përjetësisht në brendësi të rruzullit tokësor. Në këtë mënyrë. në kohën tonë studiuesit e kanë pasur të vështirë të besojnë — në kuptimin absolut të fjalës — që vullkanet apo çfarëdolloj shfaqjeje e nxehtësisë, të ketë pasur një rëndësi aq të madhe në formimin e botës. Është fakt që vetëm një shekull e gjysmë më parë gjeologët e parë të vërtetë filluan ta kuptonin se sa i rëndësishëm ka qenë zjarri në historinë e Tokës.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]