ÇAJUPI ANDON ZAKO


ÇAJUPI ANDON ZAKO
✤ (1868-1930). Poet i shquar, veprimtar patriot dhe demokrat revolucionar. Lindi në Sheper të Zagorisë. Në Nivan kreu mësimet gjysmë të mesme, të cilat i plotësoi në një lice francez në Egjipt, ku jetonte i ati. Më 1887, pasi bëri një vizitë në Sheper, që ishte e fundit për të, Ç. shkoi në Zvicër, atje kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit të drejtësisë. Në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat. Nga fundi i shek.XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar. Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit në të cilin doli kundër adoptimit të alfabetit grek për gjuhën shqipe. Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër. armiqve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj dhe veglave të tyre e nxorën Ç. në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë «Vëllazëria» me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit i dërguan Konferencës së Paqes më 1919 në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi «Shoqërinë e Miqve*, e eila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga ana e A.Zogut.

Pothuaj në të njëjtën kohë me veprimtarinë atdhetare Ç, e nisi punën letrare. Më 1902 botoi librin Baba Tomorri, një nga veprat më të shquara të letërsisë së Rilindjes Kombëtare. Me këtë përmbledhje që dallohet nga fryma luftarake patriotike, demokratizmi i hapur dhe fryma popullore në brendi dhe në formë Ç. solli një ndihmesë të çmuar në pasurimin e letërsisë kombëtare. Në pjesën e parë dhe të dytë të librit janë vendosur me radhë vjershat patriotike dhe ato me temë dashurie; vjershat me karakter shoqëror dhe fabulat e shqipëruara janë përfshirë në pjesën e tretë të librit, që përmbyllet me komedinë e njohur Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr. Vjersha e gjatë Baba Tomorri, me të cilën hapet përmbledhja, është një grishje e zjarrtë drejtuar bashkatdhetarëve që të zgjohen dhe të përpiqen për atdheun e robëruar. Patriotizmi i flaktë shquan edhe një varg krijimesh të tjera poetike, si Mëmëdheu, Ç’jemi?…, Ku kemi lerë?, Vaj etj. në të cilat duket brenga e poetit tek shihte që lëvizja nuk kishte marrë ende vrullin që ai dëshironte. Në një varg poezish kumboi me forcë thirrja për të rrëmbyer armët kundër robërisë shekullore të huaj (Besa-besën, Shqipëtar, Atdheu dhe dashuria etj.). Dashuria e flaktë për atdheun është shkrirë në poezitë e Ç. me urrejtjen e papërmbajtur ndaj armiqve të Siiqipërisë, të cilët :;idkuilohen me forcë të veçantë satirike, si në Tjershat Sulltani, Punërat e Perëndisë, Greku Lhe shqiptari. Në një sërë vjershash poeti foli për plagët shoqërore të fshatit shqiptar (Fshati tm. Kurbeti, Fyelli i bariut etj.). i këndoi dashu—Ise si ndjenjë njerëzore e natyrshme. Pikëpamjet ienokratike të Ç. gjetën shprehje në një varg —ershash ku goditet shtypja dhe pabarazia shorërore, ngrihet lart e me dinjitet jeta e lirë (Missri, Varfëria dhe liria). Rreth viteve 1903-1905 Ç. përfundoi poemën Baba Musa Lakuriq, që mbeti bcrëshkrim. Në këtë vepër që zë një vena të rëndesishëm jo vetëm në krijimtarinë e poetit, por prbe në gjithë letërsinë demokratike. poeti parodizch Biblën dhe në të njëjtën kohë, nëpërmjet Isgjendave biblike. rrajtoi një varg problemesh Jz —prehta politike lë >ohës, goditi moralin hipckrii dbe n|ë vara shfaqjesh negative të shoqërisë me klasF Xë këië vepër u shfac me forcë t= tsçshië apmntaarimii revoloacEiar cie ateizmi e areisriziia t autoiiL

Xë msiorinë e ‘.eiersisë shqiptaxe Ç. zuri vrv.i edhe si dramaturg. Rëndësi të veçantë kanë szxxnos komeditë e tij Kaiërmbëdhjeiëvjeç dhëndprr dhe Pas vdekfts (shkruar më 1810, botuar më 1937), me të cilat solli një ndihmesë me vlerë aë zhvillimin e këtij lloji në letërsinë tonë. Në ei—ecinë e parë, autori vuri në lojë me një humox të lehtë mentalitetin dhe zakonet prapanike të fshatii shqiptar, të cilin e dha me ngjyra të sjalls e plotë imtësi të goditura jetësore dhe etncgrafike. Pas vdekjes është një komedi politike, in me anë të situatave komike të gjetura hukur, përshkroi me sarkazëm dërrmuese portretin e iclirfkanit që bënte lojën e xhonturqve në gjirin e lëvizjes patriotike shqiptare. Penës së Ç. i përket ?*ihe tragjedia Burri i dheut (botuar më 1937), Ç. u mor edhe me përkthime. Përveç një varg vjershash dhe fabulash që botoi në Baba Tomorri, —-£ 1921 nxori në dritë Përralla të zgjedhura të viershëtarit të madh La Fontenit, në të cilat, fcke u nisur nga kërkesat ideore të shoqërisë shqiptare, rrahu me mjeshtëri çështjet politike, shoqërore, morale etj. të jetës së kohës, satirizoi veset njerëzore dhe shfaqjet negative të shoqërisë me klasa, si grabitjen, mashtrimin, dhunën etj. Më 1922 u botua Lulet e Hindit, përmbledhje me vjersha të poetëve indianë.

Ç. është një nga përfaqësuesit më të mëdhenj lë letërsisë përparimtare shqiptare. Me veprat e tij, që shquhen nga patriotizmi luftarak, fryma e spikatur demokratike, karakteri popullor, spontaneiteti dhe realizmi në pasqyrimin e jetës, ai dha një ndihmesë të çmuar në përparimin dhe zhvfflimin e mëtejshëm të letërsisë sonë kombëtare.

(F.Da.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çajupi Andon Zako


[cite]