HEKALI DERVISH


HEKALI DERVISH
✤ (1915-1944). Veprimtar i shquar i lëvizjes demokratike dhe i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Hekal të Mallakastrës. Që i ri punoi punëtor në ndreqjen e rrugëve dhe hamall në portin e Durrësit. Mori pjesë në kryengritjen e Fierit (1935) dhe u burgos. Pushtimin e atdheut nga fasliistët italianë e priti me urrejtje dhe për aktivitet revolucionar në radhët e punëtorëve u burgos. Pasi doli nga burgu, ku u edukua me mësimet e PKSH, punoi gjallërisht për ngritjen e këshillave NÇ në krahinën e Mallakastrës, u caktua zëvendëskomandant i çetës së Mallakastrës. Anëtar i PKSH më 1942. Me krijimin e Brigadës V S (1944) caktohet zëvendëskomandant i saj. Ra heroikisht duke luftuar kundër nazistëve gjermanë në Kuç të Kurveleshit, më 12.4.1944.

(F. La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hekali Dervish


[cite]