GRUPI PARTIZAN


GRUPI PARTIZAN
✤ Repart i UNÇSH i përbërë prej 3-4 batalionesh partizane territoriale. GP u krijuan në verën e vitit 1943 si nevojë e drejtimit të veprimtarisë luftarake të batalioneve e të çetave territoriale, që kishin marrë një zhvillim të madh. Në fillim GP përmblidhte gjithë çetat e batalionet e qarkut dhe drejtohej nga Shtabi (komanda) i Qarkut, i cili shpesh quhej’ shtabi i G.P. të UNÇSH. Nga shtatori 1943 dhe gjatë 1944 në mjaft qarqe u krijuan G.P. me 3-4 batalione partizane territoriale dhe me komandë grupi më vete. Në Zonën I Operative (shih) u formuan pesë G.P. (G.I. e II në qarkun e Vlorës, G.III në Mallakastër, G.IV e V në qarkun e Gjirokastrës); në qarkun e Beratit tre G.P. (G.I. në Myzeqe, G.II në Nahijen e Malit të Bardhë, G.III në Skrapar); në qarkun e Elbasanit një G.P.; në qarkun e Durrësit një G.P. (Grupi i Pezës) dhe në qarkun e Dibrës një G.P. Veprimtarinë luftarake G.P. e zhvillonin kryesisht në rajonet e batalioneve partizane territoriale. Ato luajtën një rol të rënaësishëm për bashkërendimin e veprimtarisë luftarake të batalioneve, sulmonin armikun dhe mbronin krahinat e çliruara, zhvillonin një veprimtari të gjerë politike në popull, u bënë burim furnizimi me partizanë e kuadro për brigadat e reja partizane. (Dh.J.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Grupi Partizan


[cite]